Mesut Ozil la Realin e Madridit për t’u transferuar tek Arsenali në verën e vitit 2013. Nesër do të përballet për herë të parë që prej asaj periudhe me ish-ekipin e tij. Gjermani me origjinë turke ndihet i emocionuar që do të luajë përballë disa prej shokëve të tij të ngushtë si Sergio Ramos.
Tre vjet qëndroi fantazisti në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ardhja e Karlo Ançelotit i dha fund aventurës së tij me “Los Blancos”. Ozil i rikthehet kujtimeve, zbulon se pse u bë tifoz i Realit dhe flet për takimin e parë me idhullin e tij.
“U largova nga Reali, sepse nuk ndjeja më besimin e trajnerit. Gjithmonë kam dashur të luaja me këtë klub falë Zinedin Zidan. Francezi ka qenë idhulli im si futbollist. Kur e takova për herë të parë ishte ndihmës i Murinjos. Dridhesha dhe më ishin djersitur duart.
Isha shumë i emocionuar dhe nervoz, por ishte momenti më i bukur për mua. Doja të bisedoja me të, ai ishte shumë i lirshëm, ndërsa unë jo. Nuk më pëlqeu fare takimi i parë”, përfundon 30-vjeçari.