Ozil jashtë grumbullimit, trajneri i Arsenalit pranon “krisjen”

Unai Emeri është vënë në qendër të kritikave pas humbjes së Arsenalit ndaj Uest Hemit. Trajneri spanjoll, nuk kishte grumbulluar lojtarin më të paguar të skuadrës, Mesut Ozil, për takimin e sotëm. Në intervistën në përfundim të takimit, Emeri nuk u fsheh duke pranuar se mungesa e Ozil ishte një zgjedhje teknike nga ana e tij.

NDESHJA “Humbëm mundësi të mirë për të marrë tre pikët. Donim të bënim një ndeshje më të mirë, duke parë se sa shumë raste krijuar në krahasim me kundërshtarin, mendoj se nuk e meritonim këtë rezultat. U lamë shumë hapësira lojtarëve të Uest Hemit. Më pas ata shënuan nga një goditje këndi dhe nuk ia dolëm të shënonim në rastet që krijuam në vazhdim”

MUNGESA E OZIL “Zgjodha lojtarët më të mirë për këtë ndeshje. Fitojmë se bashku e humbin së bashku, ne nuk duam të shesim asnjë lojtar. Ai u stërvit me skuadrën përgjatë të gjithë javës. Thjesht vendosa që të vij me këta lojtarë në ndeshje”, përfundoi tekniku spanjoll.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *