Mesut Ozil është pranë largimit nga Arsenali. Unai Emeri nuk e sheh më lojtarin gjerman si pjesë të skemave të tij dhe mesfushori ofensiv është në kërkim të një klubi të ri.
“Tuttosport” raporton se agjentët ia kanë ofruar 30-vjeçarin klubit të Milanit, por në Milanelo kanë mendime të ndryshme. Paolo Maldini dhe Leonardo janë pro-afrimit të Ozil dhe mendon se ai do t’i japë një dorë ekipit të Gatuzos për t’u rikthyer në Champions, ndërsa ndryshe mendon Ivan Gazidis.
Ky i fundit ka ide të tjera në kokë. Gazidis dhe pronarët e klubit kërkojnë lojtarë të rinj, ose maksimumi lojtarë të moshës 25-26 vjeç.