Matijs De Ligt dhe Juventusin i ndan vetëm zyrtarizimi. Marrëveshja është arritur, Ajaksi do të përfitojë 70 milionë euro, ndërsa mbrojtësi 19-vjeçar do të përfitojë një rrogë prej 12 milionë eurosh në sezon.
Mark Overmas ka folur në lidhje me këtë çështje nga Bramberg am Wildskogel, aty ku “harkëtarët” po zhvillojnë fazën përgatitore.
“Jemi në mbyllje të transferimit të De Ligt te Juventusi. Kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm llogaritë bankare përpara marrëveshjes finale. Jemi tepër të rreptë në lidhje me këtë çështje. Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt, kam besim se do ndodhë”, thekson drejtori sportiv i Ajaksit.