Osmani tradhtar? Mesazh i koduar për tifozët e Skënderbeut

0

Tefik Osmani la në verë skuadrën e Skënderbeut, për të nisur një aventurë të re te Teuta. Mbrojtësi është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Bledi Shkëmbit. Nuk ishte një vendim edhe aq i lehtë për të ndryshuar ambient, pasi në Korçë kishte fituar gjithçka në 4 sezonet,  si dhe ishte kthyer dhe në një prej lojtarëve më të dashur për tifozerinë.

Ndonjëherë mjafton një moment për të dyshuar gjithçka dhe largimi i Osmanit nga juglindorët duket se nuk u ka lënë një shije edhe aq të mirë si drejtuesve ashtu dhe fansave. Java e 15-të sjell përballjen mes Skënderbeut dhe Teutës. Osmani do të rikthehet në Korçë, por ai vetë ka dashur që të paraprijë atë çka mund ta presë në stadiumin ku festoi dhe tre herë titullin kampion.

Mbrojtësi njihet për postimet e tij plot klas apo dhe ngacmimet në distancë në media. Këtë herë lojtari i durrsakëve poston një foto nga filmi “Gladiatori”, duke shkruar: “A ishte ky ‘TRDHËTARI’ dhe kush e donte më shumë se ky ‘ROMËN’”! Një mesazh i koduar, siç duket, por vetëm lojtari vetë mund të japë një sqarim të saktë në lidhje me këtë postim, i cili në thelb ka një mesazh që është nisur drejt Korçës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.