Kordeiro tregon anën pozitive të Shqipërisë, nga pagat te shtëpitë e lira

Uilliam Kordeiro vendosi që të kalonte te Kukësi në verën që lamë pas, por askush nuk e kishte menduar që mbrojtësi i djathtë do të përshtatej në mënyrë fantastike dhe si një sulmues i majtë. Kordeiro është bërë një prej lojtarëve më të rëndësishëm te nënkampionët e vendit.

Mbrojtësi, i përshtatur si sulmues krahu tregon dhe për aventurën e tij në vendin tonë, ku tregon se është përshtatur më së mirë, por veçon se miku i tij më i mirë është Rexhinaldo.

“Yahoo Sports” duket se i ka kushtuar një reportazh special brazilianëve të cilët luajnë në Shqipëri, kjo për faktin se edhe lojtari i Kukësit ka dhënë mendimin  tij për aventurën në vendin tonë. Anësori tregon se për sa i përket korrektësisë ai ndihet shumë i lumtur, aq sa është gati që të blejë një apartament në Brazili. Korderio është i vetëdijshëm se klubet e tjera kanë probleme financiare, por te Kukësi gjërat po shkojnë vaj.

PAGESAT – “Këtu janë korrekt me pagat dhe nuk ka vonesa. Kam ardhur në një skuadër me njerëz korrekt, çka tregohet nga fakti se më kanë përmbushur çdo gjë që më kanë premtuar. Më kanë dhënë një shtëpi dhe gjërat po shkojnë mirë. E di se në klubet e tjera mund të ketë vonesa me pagat, pasi e kam lexuar në media. Presidenti është një njeri serioz, duke qenë gjithnjë në rregull me mua. Me paratë që kam grumbulluar këtu, jam gati që të blej një apartament në Brazil. Kam folur me menaxherin tim për të bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme, pasi në Brazil situata është mjaft e komplikuar dhe pagat nuk jepen në kohë”.

PËRSHTATJA“Në fillim unë e pata pak të vështirë që të përshtatesha, pasi këtu luhet një futboll shumë i fortë dhe ka ritëm. Në Brazil luhet një futboll më i zbehtë. Gjatë fazës përgatitore nuk isha në maksimumin tim, por tani jam mjaft mirë. Çdokush që vjen këtu dhe nuk ka fizik do ta ketë shumë të vështirë”.

AVENTURA NË SHQIPËRI“Të them të drejtën nuk është se kam vuajtur dhe aq shumë. Jam adaptuar me ekipin plotësisht, por dhe me kulturën këtu. Kjo është përvoja ime e parë jashtë vendit dhe normalisht që u përballa me një kulturë dhe me tradita të tjera. Mund të them se kam mbetur i impresionuar. Kam gjetur një ambient të ngrohtë dhe që më ka mirëpritur. Me trajnerin komunikoj në italisht, por më shumë qëndroj me një sulmues nga Mozambiku, Rexhinaldon. Së bashku ne flasim portugalisht. Në rastet kur ndjej vështirësi në komunikim përdor Google Translate”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online