Organizimi i derbit, BBS nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Derbi i kryeqytetit luhet nesër prej orës 16:30, ndërkohë që klubi i Partizanit është kujdesur për anën organizative në bashkëpunim me Blinibileta.com dhe kompaninë BBS. Këta të fundit kanë nxjerrë edhe një listë me materialet e ndaluara në derbi, ndërkohë që jepen edhe detaje të tjera në lidhje me orarin se kur do të nisë hyrja e tifozëve në stadium.

SENDET E NDALUARA
1. Banderola të pa miratuara nga klubi.
2. Sende të forta dhe shishet e qelqit.
3. Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
4. Çadra dhe çakmakë.
5. Lazër.
6. Vuvuzela, bori apo bilbila.
7. Kamera të ndryshme apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.
8. Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.

“Tifo-grupet që kanë banderola do të kontrollohen nga BBS në orën 14:00 tek hyrja e Ambulancës. Në hyrjet e tjera nuk do të lejohen! Dyert e stadiumit do të hapen në 14:30. Në mënyrë që të shmangim radhët e gjata përpara biletarisë, ju bëjmë thirrje të pajiseni sa më parë me biletë dhe të paraqiteni më herët ditën e ndeshjes për të shmangur radhët e gjata dhe pritjet në dyert e stadiumit”, thuhet në komunikatën e BBS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online