Momenti për një tjetër zyrtarizim te Kamza. Nuredin Orelesi, në fakt klubi periferik i kryeqytetit kishte njoftuar arritjen e marrëveshjes prej kohësh, ka mbërritur në Shqipëri dhe ka nënshkruar për një vit, duke qenë një vlerë e shtuar për skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli.
Orelesi ka luajtur në Superiore me disa ekipe, teksa ka fituar trofe me Dinamon e Skënderbeun, për të veshur më pas edhe fanellën e Vllaznisë sezonin e fundit. Nigeriani ka provuar të luajë edhe në Ukrainë para se të rikthehej sërish në Shqipëri.
Tanimë mesfushori, i cili mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes, do të japë kontributin e tij për Kamzën, që e nisi kampionatin me një fitore në transfertë kundër Tiranës.