Agostineli ndërron kontinent, firmos në Kongo

Andrea Agostineli është rikthyer të trajnojë dhe ka gjetur ekipin e ri për të vazhduar karrierën. Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut ka ndërruar kontinent duke firmosur për klubin e DCMP Imana të Kongos. 61-vjeçari është zyrtarizuar si trajneri i ri i DCMP Imanës dhe është gati për të nisur aventurën në futbollin afrikan.

Vareze është klubi i fundit që Agostineli ka drejtuar në Itali, ndërsa në vitin 2015 ai u ul në stolin e Partizanit. Marrëdhënia e tij me të kuqtë u ndërpre në fund të sezonit, ku pati dhe akuza në drejtim të tij për mos fitimin e titullit. Në vitin 2016 ai mori drejtimin e Skënderbeut. Ecuria me kampionët nuk ishte e mirë dhe në janar palët vendosën për të shkëputur raportin mes tyre dhe palët u ndanë.

Agostineli është transferuar në Kongo bashkë me stafin e tij, ku ka marrë me vete: Mateo Basilen si përgatitës atletik dhe Emanuele Botonin në rolin e analistit taktik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online