Olsen një zhgënjim total te Roma, destinacioni i ri është në Angli

Blofet e Romës në merkaton e verës që lamë pas ishin të shumta. Krahas lojtarëve si Pastore, Klajvert dhe Nzonzi, një ndër lojtarët që kanë zhgënjyer më së shumti është portieri Robin Olsen.

“Gardiani” suedez u ble nga Kopenhageni për 9 milionë euro. Në Romë prisnin që 29-vjeçari të ishte i denjë për të zëvendësuar një portieri te kalibrit të Alison, por në praktikë nuk ndodhi kështu.

Së fundmi Olsen ka humbur vendin e titullarit ndaj 35-vjeçarit Antonio Mirante. Është e qartë që bashkëpunimi mes palëve po vjen drejt fundit. Sipas “Gazzeta Dello Sport”, destinacioni i ardhshëm i suedezit është kampionati anglez ku klubi i Uotford është i gatshëm të paguajë tetë milionë euro për portierin e kombëtares suedeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *