Robin Olsen ishte një ndër dështimet e Romës dhe ish-drejtorit Monçi, me portierin suedez që u ble për 9 milionë euro nga Kopenhagen, por që nuk ka arritur të jetë në lartësinë e duhur. Ky është edhe shkaku që verdhekuqtë kërkojnë ta nisin merkaton që nga porta.
Nën lupën e kryeqytetasve është vënë gardiani i Kaljarit, Alesio Kranjo, për të cilin thuhet se drejtuesit e Romës do të ofrojnë plot 25 milionë euro. 24-vjeçari ka qenë një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni, është paraqitur mjaft mirë me ekipin nga Sardenja dhe kërkohët nga disa klube në Serie A.
Një objektiv tjetër mund të jetë edhe Kevin Trap, por për gjermanin e Ajntrahtit të Frankfurtit operacioni i transferimit duket më i ndërlikuar se sa ai i portierit italian.