Ofertë super për Sebino Plakun, zyrtarizimi pranë

Sebino Plaku ka një ofertë konkrete dhe shumë shpejt mund të vendosë për të ardhmen e tij. Edhe pse prej muajsh vetëm stërvitet individualisht, për sulmuesin interesimi nuk mungon. Llapi në Kosovë e dëshiron sulmuesin dhe Telesport raporton se oferta është pëlqyer nga sulmuesi.

Thuhet se marrëveshja mund të konkretizohet javën e ardhshme dhe Plaku të vazhdojë karrierën te klubi nga Podujeva. Sulmuesi, i cili në Superiore ka një karrierë të pasur, po mendohet mirë dhe do të duhet të ndajë mendjen për të ardhmen e  tij.

Plaku, tashmë 34 vjeç, dy sezonet e fundit është aktivizuar te Kamza, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Në Kosovë, nëse do të pranojë ofertën, do të gjejë shumë lojtarë e trajnerë që kanë lënë gjurmë në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *