Napoli po kërkon për një sulmues të madh. Mauro Ikardi pëlqehet nga nënkampionët e Italisë, por operacioni është i komplikuar, duke shtuar edhe dëshirën e lojtarit për t’u transferuar te Juventusi.
Gjithsesi, Aurelio De Laurentis ka hedhur sytë drejt Nikolas Pepe dhe ka një ofertë super për Lilën. Mediat italiane raportojnë se Napoli ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Adam Ounas për zbulimin e sezonit të kaluar.
Pepe shënoi 22 gola dhe dhuroi 11 asiste gjatë sezonit të kaluar, duke ndihmuar Lilën të shpallej nënkampione dhe të rikthehej në Champions Ligë.
Interesimi për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë është i madh, por Napoli është një hap përpara klubeve të tjera. Oferta e fundit e tundon ekipin francez, ndërsa De Laurentis dhe Ançeloti kanë besim te forca, shpejtësia, teknika dhe sensi i golit i Nikolas Pepe.