Mario Baloteli vazhdon të jetë një lojtar i lirë dhe e ardhmja e tij lidhet me Italinë. Oferta e fundit i ka ardhur nga Verona, klub që u rikthye në fund të sezonit të kaluar në Serie A.
Për 28-vjeçarin interesohen edhe Breshia me Fiorentinën. Gazzetta dello Sport nuk jep shifra, por e cilëson ofertën e Veronës si konkrete dhe të rëndësishme, ndërsa sulmuesi mund të rikthehet në vendlindje pas tre vitesh.
Problem mbetet kërkesa e Super Marios për një rrogë sezonale prej 3.5 milionë eurosh, megjithëse Verona ka treguar në të kaluarën se mund të arrijë akorde me lojtarë si Toni, Kasano apo Rafa Markez.