Ofertë italiane për Hysajn, Gjimshiti drejt gjigantit turk

Elseid Hysaj pritet të ketë një takim me trajnerin Karlo Ançeloti dhe nga aty do të mësohet më shumë mbi të ardhmen e mbrojtësit shkodran. Në periudhë merkatoje dhe me aq shumë fjalë që qarkullojnë për lojtarin e Napolit, tashmë ka një tjetër pistë merkatoje.

“Il Messaggero” raporton se Igli Tare po tenton ta afrojë Hysajn te Lacio, ku do të bashkohej me lojtarin tjetër të kombëtares, Tomas Strakoshën. Në fakt nuk është hera e parë që emri i mbrojtësit të djathtë lidhet me skuadrën laciale, madje edhe para transferimit të Napolit pati një duel për shërbimet e tij.

Atëherë Sarri arriti të bindte De Laurentis, i cili pagoi 6 milionë euro tek Empoli për kartonin e tij. Sot Hysaj vlen shumë më shumë dhe duket i papërballueshëm për Lacion e Lotitos.

BERAT GJIMSHITI – Qendërmbrojtësi mund të ndryshojë kampionat që tani, pasi së fundmi ka shprehur interesim për të klubi turk i Fenerbahçes. Të gjendur në vështirësi dhe në rrezik për të rënë nga Superliga turke, verdhezinjtë do të bëjnë merkato.

Së fundmi ka pasur një takim në Milano dhe në tryezë është vënë edhe emri i Berat Gjimshitit, i cili është nën kontratë me Atalantën. Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet çështja e kontratës. Me siguri klubi italian do t’i vërë çmimin mbrojtësit dhe nuk do e lirë të ikë falas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online