Kastrioti njeh veç largime, zyrtarizohet lëvizja e radhës

Kastrioti ka njoftuar largimin e një tjetër titullari dhe ai është mbrojtësi i krahut të majtë, Nikolas Stijepoviç. I marrë nga Sutjeska, kampione vjet në Mal të Zi, mbrojtësi luajti rregullisht me krutanët dhe dha kontributin e tij për t’i shpëtuar fundit të renditjes.

Me përfundimin e pjesës së parë të sezonit ai ka kërkuar largimin dhe së fundmi ka marrë edhe lejekalimin. Bisedimet me drejtuesit e klubit për të ndërprerë kontratën kanë shkuar si duhet dhe palët kanë shtrënguar duart në fund.

Tanimë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar për largimin e Stijepoviç: “KS Kastrioti njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin malazez Nikola Stijepoviç. Kontrata me mbrojtësin është ndërprerë me konsensus dhe klubi e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë për fanellën tonë, dhe njëkohësisht i uron suksese Nikolës në karrierën e tij futbollistike”.

https://www.facebook.com/KSKastrioti/photos/a.1086691581447058/1989118014537739/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online