Arbër Zeneli është një nga lojtarët më të talentuar shqiptarë. 23-vjeçari po bën mirë me Herenvenin, aty ku ka shënuar 3 gola në kampionat dhe një në kupë, ndërsa ka dhuruar 10 asiste në total deri në këtë moment të sezonit.
Lojtari ofensiv ka qenë padiskutim ylli i përfaqësueses së Kosovës (numëron gjashtë gola të shënuar me dardanët) në Ligën e Kombeve, ku ishte vendimtar edhe në takimin e fundit përballë Azerbajxhanit, sfidë ku Zeneli shënoi tri gola dhe mori topin në shtëpi.
Ofertat për të janë të shumta, ndërsa mediat holandeze zbulojnë interesimin e një klubi nga Premier Liga. Siç raporton “sportnieuws.nl”, për Zenelin interesohet ekipi i Çelsit. Mauricio Sarri e pëlqen shumë shqiptarin dhe “Blutë e Londrës” janë gati të paguajnë 5 milionë sterlina te Herenveni për të siguruar shërbimet e tij.