Oferta e fundit e tundon, Insinje mes rinovimit dhe largimit

Lorenco Insinje është në dyshim për të ardhmen. Napolin e ka në zemër, por një ofertë ia ka turbulluar ndjesitë. E kërkon PSG, me trajnerin Tuhel që është një simpatizant i madh i karakteristikave të kapitenit të Napolit.

Aurelio De Laurentis kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa kampionët e Francës mbërrijnë deri në 70 milionë euro. Bashkimi me Verratin e tundon, ashtu si fakti që francezët do të tentojnë fitimin e Champions Ligës.

Megjithatë, shumë dilema do të zgjidhen pas ditës së sotme. Presidenti i Napolit do të takohet me Mino Rajolën, agjentin e sulmuesit. Insinje përfiton 4.5 milionë euro dhe kontrata e tij me Napolin përfundon në vitin 2022.

Rajola do të kërkojë rinovim me një tjetër vit dhe një rritje rroge në 6.5 milionë euro. Pas këtij takimi do të kuptohet më mirë nëse 28-vjeçari do të vazhdojë të jetë kapiten i Napolit apo do të transferohet në kampionatin francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *