Odegard: Jam gati për Realin, në verë vendoset e ardhmja ime

Martin Odegard vazhdon të ëndërrojë rikthimin te Reali i Madridit. Talenti norvegjez për dy vite e gjysmë ka qenë i huazuar fillimisht te Herenven e më pas te Vitese. Këtë sezon 20-vjeçari ka qenë një ndër më të mirët në skuadrën e tij dhe ndoshta paraqitjet e tij mund të kenë bindur drejtuesit e “Los Blancos” për t’i dhënë një shans sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë për medien spanjolle “AS”, Odegard shpjegoi se në fund të sezonit do t’i duhet të vendosë për hapin e radhës në karrierën e tij.

“Ka shumë opsione për të ardhmen time. Do të më duhet të flas me drejtuesit e klubit në përfundim të sezonit. Momentalisht jam i fokusuar të bëj më të mirën te Vitese. Siç e thashë ende nuk ka folur me Realin dhe nuk e di se çfarë planesh do kenë ato për mua”.

“Pas disa muajsh huazimi im do përfundojë dhe do vijë momenti për t’u takuar. Për mua ka rëndësi që jem pjesë e Realit dhe të marr shumë minuta, e di që është e vështirë. Gjithsesi vendim përfundimtar do të bëhet për të mirën e të dyja palëve”, përfundoi Odegard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online