Objektivi për repartin ofensiv, Dortmundi hedh sytë nga Serie A

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Borusia Dortmund po kërkon për një sulmues. Ideja e fundit që po qarkullon në kokat e drejtuesve të nënkampionëve të Gjermanisë quhet Patrik Shik. Çeku është i pakënaqur me hapësirat dhe kritikat e marra te verdhekuqtë.

Tratativa për transferimin e 23-vjeçarit në Bundesligë është e komplikuar, pasi Dortmundi synon ta marrë në formë huazimi. Raportet e mira me agjentin e sulmuesit janë diçka pozitive për verdhezinjtë, por Roma kërkon para.

Italianët shpenzuan 42 milionë euro për blerjen e kartonit të Shik, por ky i fundit nuk i ka justifikuar aspak milionat e shpenzuara. Për lojtarin shtatlartë ka interesim edhe nga Franca, me Marsejën dhe Lionin gati për të bindur Romën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *