Milan kroat dhe pasues për Donarumën, zhvillime te kuqezinjtë

Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban po vazhdojnë punën për përforcimin e Milanit. Zyrtarizimi i Teo Hernandez është çështje kohe, ndërkohë që shumë afër është edhe akordi me Dani Sebajos. Por, jo vetëm kaq.

Xhanluixhi Donaruma është me valixhe gati drejt PSG-së, ndërsa zëvendësuesi i tij pritet të jetë Matia Perin. 26-vjeçari kërkon të luajë si titullar dhe largimi nga Juventusi është i pashmangshëm.

Milani e pëlqen ashtu sikurse pëlqen gardiani kuqezinjtë. Alesandro Luçi, agjenti i Perin, ka kontaktuar me drejtuesit e Milanit. Këta të fundit janë gati ta marrin portierin në huazim me të drejtë blerje për shumën e 15 milionë eurove.

Zyrat e Milanit janë vizituar gjatë ditës së sotme edhe nga Predrag Mijatoviç. Malalezi i famshëm ka qenë i shoqëruar nga Vlado Lemiç, agjentin e famshëm që zotëron të drejtat e emrave si Luka Modriç, Dejan Lovren dhe Nemanja Matiç.

Fituesi i “Topit të Artë” ishte pranë kalimit tek Interi verën e kaluar, ndërsa tani përflitet për një interesim të “djallit kuqezi”. Mbrojtësi i Liverpulit vazhdon të jetë një objektivi i Milanit. Pëlqim ka edhe për Dani Olmon, 21-vjeçarin e Dinamos së Zagrebit. Spanjolli aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe bën mirë dy krahët e sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online