Nejmar po kalon një periudhë të vështirë, ku ka që nga 23 janari i dëmtuar. Braziliani u dëmtua në ndeshjen ndaj Strasburgut në kupë dhe që atëhere nuk ka shkelur më në fushën e blertë. Periudha e rekuperimit të tij që llogaritur rreth 10 javë, por nuk ndodhi kështu.
Ai ka bërë disa trajtime në një klinikë në Barcelonë për të përshpejtuar rikthimin. Gjithashtu e ka shfrytëzuar këtë periudhë pushimi edhe për të marrë pjesë në disa festa në Brazil për të praktikuar një nga pasionet e tij, kërcimin.
Ylli i parizienëve i ka vendosur synimin vetes për tu kthyer në datën 27 prill, që përkon me finalen e Kupës se Francës. Parisit më parë i duhet të sigurojë një vend në finale, pasi nesër në orën 21:00 do të luajnë gjysmëfinalen më ekipin e Nantes.
Një ndeshje relativisht e lehtë për djemtë e Tuhel, që nuk pritet të hasin vështirësi të mëdha duke parë diferencën me kundërshtarin. Nëse ato fitojnë nesër do t’i japin mundësinë Nejmarit të luajë finalen dytë për këtë vit, pas finales se kupës së Ligës që u humb 2-1 ndaj Gingamp.