Obamejang priti pa fund klubet e mëdhenj, tani shkon në Kinë

Pier-Emerik Obamejang konsiderohet një ndër sulmuesit më të mirë në botë, duke parë mesataren e tij të golave në Dortmund, por pavarësisht nga deklaratat e dashurisë që ka dërguar herë kundrejt Realit, herë Anglisë e herë Milanit, asnjë klub nuk ka hedhur hapin final për ta blerë.

Tani sulmuesi afrikan, i cili ka kohë që nuk ka marrëdhënie të mira me Dortmundin, ka vendosur të zgjedhë paratë para karrierës dhe trofeve të mëdhenj, sepse ka arritur marrëveshjen me Guangzhu Evergranden në Kinë.

Klubi ku është trajner Fabio Kanavaro ka vendosur të paguajë 72 milionë euro për të bindur Dortmundin ta shesë, ndërsa vetë Obamejang do të bëhet ndër lojtarët më të paguar në botë.

Gabonezi 28-vjeçar do ta mbyllë këtë sezon në Dortmund dhe më pas do të transferohet në Kinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online