Bolonja shqiptarizohet, dy mesfushorë brenda pak ditësh

Blerim Xhemaili kthehet në Europë, pas vetëm një viti në kampionatin amerikan. Në radhët e Montrealit mesfushori shqiptar i kombëtares zvicerane luajti 22 ndeshje dhe shënoi 7 gola, ndërsa kohët e fundit ka përfunduar në qendër të vëmendjes edhe për polemikat pa fund me bashkëshorten e tij Eriona, me të cilën po divorcohet.

31-vjeçari ka zgjedhur të kthehet te Bolonja, ku shkëlqeu sezonin e shkuar, para se të largohej në pranverë.

Ndërkaq, Bolonja duket se po mbyll edhe një transferim tjetër dhe bëhet fjalë për një tjetër mesfushor shqiptar, Pajtim Kasamin, i cili ka ndërmend të lërë Sionin, për shkak të krizës së thellë që po përjeton klubi zviceran. Në Itali e japin të sigurt kthimin e Xhemailit dhe thuajse i mbyllur është edhe transferimi i Kasamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online