Rinis sulmi, Barcelona gjithçka për Kutinjon që në janar

Filipe Kutinjo mund të bëhet këtë janar një futbollist i Barcelonës dhe Liverpuli duket se po dorëzohet. Sot skuadra e drejtuar nga Jyrgen Klop ka fluturuar për në Dubai, për t’u stërvitur pak ditë në temperatura të ngrohta, por fantazisti ka qëndruar në Angli.

Nga Anglia vijnë lajme se braziliani ka kërkuar sërish largimin, pas dështimit të bisedimeve verën e shkuar, ndërsa Barcelona është gati të japë 120 milionë euro, plus 40 milionë në bonuse lehtësisht të arritshme nga Kutinjo.

Liverpuli kërkon ta mbajë deri në verë, për të mbyllur sezonin me skuadrën aktuale, pasi në këtë moment nuk gjendet një zëvendës, por Kutinjo dhe Barcelona duan të mbyllin gjithçka që tani.

Nëse realizohet, transferimi i Kutinjos do të shënojë një rekord të ri për Barcelonën, ndërsa do të bëhet transferimi i tretë më i shtrenjtë në histori, pas Nejmarit dhe Mbapesë te PSG-ja verën e shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online