Nxiton Barcelona, gati dhurata për Mesin dhe Suarez

Ditë deçizive për të ardhmen e Antuan Grizman. Sulmuesi do të largohet nga Atletiko Madrid dhe është pranë transferimit te Barcelona. Francezi ka arritur akordin me klubin katalanas, që do të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh.

Kampionët e La Ligës nisin përgatitjet për sezonin e ri ditën e diele. Të gjithë lojtarët do të kryejnë testet mjekësore dhe Barça dëshiron që të jetë edhe 28-vjeçari i pranishëm.

Katalanasja “Sport” raporton se zyrtarizimi i këtij operacioni do të ndodhë para ditës së diele. Tashmë ka mbetur për t’u diskutuar vetëm mënyra e pagesës së 120 milionë eurove, ndërsa Grizman do të jetë zyrtarisht përforcimi më i ri i Barcelonës dhe do të formojë një tredhëmbësh të frikshëm me Mesin dhe Suarez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online