Marko Grujiç ka bërë paraqitje të shkëlqyera këtë sezon te skuadra e Herta Berlinin në Bundesligë. Lojtari i Liverpulit, i huazuar te Herta, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura. Në muajin prill, Atletiko Madrid ofroi 40 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit, por Liverpuli e refuzoi.
Tashmë, të kuqtë synojnë ta shesin për një shumë edhe më të lartë. Mesfushori vlerësohet 50 milionë euro nga të kuqtë, por kjo shumë vështirë se mund të barazohet nga skuadrat e interesuara, që tashmë janë Atalanta dhe Torino.
Atalanta kërkon të përforcohet sa më shumë për në Champions League, por Torino është skuadra që kënaq më shumë nga ana financiare. Plot 30 milionë euro janë ofruar nga skuadra torineze, që është në bisedime dhe me yllin e Uatfordit, Roberto Pereira.