Nuk paraqitet në stërvitje, ylli i Junajtid jep sinjale largimi

Përveç telasheve mbi të ardhmen e Pol Pogba, edhe Lukaku është shndërruar në një çështje në “Old Trafford”. Gjiganti belg nuk ka qenë i pranishëm në seancën hapëse stërvitore të klubit. Ky sinjal tregon se e ardhmja e 25-vjeçarit nuk do të jetë në Mançester.

Interi është klubi që po negocion me sulmuesin. Zikaltrit e duan për të zëvendësuar Ikardin. Agjenti i lojtarit e ka pranuar se ka kontakte mes dy palëve dhe Lukaku e sheh si të duhurën idenë e një aventure të re në Milano.

Mosprezantimi në stërvitje e shton edhe më shumë mundësinë e largimit, madje na jep idenë e një marrëveshje të arritur. Junajtid nga ana e tyre nuk kanë nevojë të shesin. Solskjaer e konfirmoi këtë e në një intervistë. Megjithatë, duke qenë se Lukaku nuk është në plan të parë, mund të lihet i lirë nëse vjen një ofertë mbi 75 milionë eurot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online