Historia e Emiliano Salas është një ndër më famëkeqet në historinë e futbollit, me argjentinasin që humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti ajror.
Sulmuesi po kalonte kulmin e karrierës së tij, pasi po zhvillonte sezonin më të mirë me Nantën, të cilët vendosën ta shisnin te Kardifi në Premier League. Plot 17 milionë euro, një shifër rekord për klubin francez, ndërkohë që edhe Sala do të përfitonte shumë më shumë në Kardif.
Gjithsesi, argjentinasi me sa duket nuk e ka dashur një transferim të tillë. Këtë gjë e zbulon “L’Equipe”, që ka nxjerrë një mesazh zanor që vetë Sala i dërgonte një miku të tij në “Whats App”.
Sulmuesi dëgjohet të thotë që nuk e do kalimin te Kardifi, pasi nuk përputhet me pritshmëritë e tij, duke nënkuptuar që kërkon kalimin në një klub më të madh. Gjithashtu, ai shton se po detyrohet të kalojë atje dhe se kjo gjë nuk po i pëlqen.
Le documentaire « Emiliano Sala, les secrets d’un destin brisé » a révélé un message vocal de l’attaquant argentin à ses proches le 6 janvier. Il y exprime sa rancoeur envers Waldemar Kita, le président du FC Nantes #lequipeENQUETE pic.twitter.com/RCqIMcwOLv
— L’ÉQUIPE (@lequipe) May 22, 2019
“Mbrëmë fola me agjentin tim Meisa, më tha që Frank Kita, i biri i presidentit Valdemar Kita, i kishte thënë se duan të më shesin.
Kanë marrë një ofertë nga Kardif. Për vete kanë vendosur një çmim të lartë dhe Kardif ka pranuar, ndaj duan që unë të shkoj patjetër atje.
Është e vërtetë që është kontratë e mirë, por në aspektin sportiv nuk është interesante për mua. Gjithsesi, ata duan që unë të shkoj me çdo kusht.
Personalisht, nuk kam frikë të shkoj atje, jam mësuar me beteja gjithë jetën time. Megjithatë, shpresoj që Meisa të më gjejë diçka më të mirë deri në mbyllje të merkatos së janarit.
Edhe Meisa nuk do që unë të shkoj në Kardif dhe mendon se jemi në një pozicion superior, mund të vendosim vetë ku duam të shkojmë. Nuk më plas shumë për këtë gjë, por do doja që të gjeja një klub të mirë dhe një kontratë të mirë. Në futboll rrallë bëhen bashkë të dyja këto.
Nuk dua të flas, as ta shoh Kitan, sepse acarohem. Ai do që unë të shkoj në Kardif, do paratë e tij, ndërkohë që as më ka pyetur fare çfarë dua unë. Është e vështirë, shumë, sepse më duhet çdo ditë të shoh surratin e atij personi, por askush nuk më sheh mua, çfarë kam unë në zemër”.