Në ditëlindjen e një legjende, Meta: Aty kuptoje fuqinë e sportit!

Sulejman Demollari ka festuar para pak ditësh 55-vjetorin e lindjes, ndërkohë që ditën e djeshme ai ka organizuar edhe një drekë me ish-futbollistë, legjenda të këtij sporti në vendin tonë. I pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndërsa i ftuari special mund të konsiderohet padyshim presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ky i fundit është larguar nga ai takim me mbresa dhe i ka ndarë ato me të gjithë përmes një postimi në rrjetet sociale. “I lumtur të isha dje pjesë e një feste të veçantë me familjen dinamovite, me rastin e 55-vjetorit të Sulejman Demollarit  të madhërishëm. Kaq shumë yje dhe kapitenë të Dinamos dhe Kombëtares në një ambient aq të ngushtë dhe modest nuk kam parë, nga Iliaz Ceco te Mujo Targaj”, shkruan Meta fillimisht.

Më tej ai vijon: “Kënaqësi të takoja për herë të parë Ilir Pernaskën, i cili kishte ardhur nga jashtë për të ndarë gëzimin dhe kujtimet e kohëve të lavdishme me shokët e ekipit. S’mund të mungonin dhe Ballgjini me Markon e Faruk Sejdinin. Të gjithë e ndjenin mungesën e pazëvendësueshme të Zërit e Luarasit, dhe nderimi për kujtimin e tyre ishte emocionues. E pamundur të mungonte Halit Gega, i cili mori shumë urime për suksesin e fundit të vëllait, Skënder Gega.

Ky ishte momenti kur ndihej më mirë gjiganti Perlat Musta. Kishte dhe ‘kundërshtarë’ të tjerë tepër të rrezikshëm si Shkëlqim Muça, Sokol Kushta, Hysen Zmijani, Millan Baci etj. Aty kuptoje fuqinë e sportit dhe forcën e ekipit. I nderuar të merrja nga Demollari fanellën e tij me dy njësha, pasi ai ka qenë njësh edhe në fushë edhe jashtë saj, por dhe frymëzim për shumë fëmijë e të rinj për t’u bërë si ai”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online