Nuk kanë hapësira, Vllaznia huazon dy lojtarë te Veleçiku

Veleçiku ka përforcuar skuadrën me dy elementë nga Vllaznia. Ka qenë vetë klubi shkodran që ka zyrtarizuar huazimin e dy lojtarëve te koplikasit. Bëhet fjalë për Sinisha Rajçeviq dhe Brendon Smajli, lojtarë këta që nuk kanë gjetur hapësira te kuqezblutë.

Drejtuesit e Vllaznisë e kanë parë të rrugës t’i huazojnë këta lojtarë te Veleçiku, ku edhe hapësirat për ta do të jenë më të mëdha. Trajneri Besnik Duli i ka dashur vetë këta dy futbollistë dhe tashmë skuadra e tij do të jetë më e plotë për pjesën e dytë të sezonit.

Brendon Smajli | Foto: Vllaznia.al

NJOFTIMI – “KF Vllaznia bën të ditur se dy prej futbollistëve që kanë qenë në organikën e ekipit të parë, pikërisht mbrojtësi Brendon Smajli dhe mesfushori Sinisha Rajçeviq, janë huazuar deri në fundin e këtij sezoni te KF Veleçiku.

Nisur nga mungesa e hapësira për të luajtur me ekipin tonë, në bashkëpunim edhe me stafin teknik por edhe me dëshirën e vetë lojtarëve, është parë e arsyeshme që ato të kalojnë tek skuadra koplikase ku do të kenë më shumë minuta lojë dhe kjo padyshim që do të ndihmojë në rritjen e tyre sportive, për t’u rikthyer në një nivel më të lartë sezonin tjetër sërish tek Vllaznia. KF Vllaznia iu uron suksese Smajlit dhe Rajçeviq me ekipin e tyre të ri”, shkruan klubi shkodran në njoftimin e bërë në sajtin zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *