Nuk ka më pengesa, Bare me ekipin e parë të Malagas

Mesfushori shqiptar, Keidi Bare kaloi      nga Atletiko Madridit te Malaga në merkaton e verës, për shkak të minutave të munguara te gjigantët madrilenë. Por dhe kalimi i tij te Malaga, nuk i dha mundësinë të luajë për ekipin e parë, pasi skuadra bardheblu e kishte të plotësuar numrin e lojtarëve të regjistruar.

Si pasojë, Bare qëndroi gjashtë muaj te skuadra e dytë, Malaga B, por tani në janar, ka mundësinë të kalojë te skuadra e parë e Malagës. Një dëmtim i gjatë i Havier Ontiveros ka bërë që Bare të promovohet te skuadra e parë, aty edhe ku është stërvitur këto dy ditë.

Ish-kapiteni i Shpresave me shumë gjasa do të luajë me rifillimin e kampionatit. Në gjysmën e parë të sezonit, Bare u grumbullua vetëm njëherë me skuadrën e parë, ku u aktivizua vetëm për pak sekonda.

Tani, Bare pritet të jetë pjesë e plotë e skuadrës dhe me shumë gjasa, do ta shohim me shpesh në formacionin e skuadrës së Malagës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online