Malkom Oliveira, vetëm pas një viti në Barcelonë, pritet të largohët. Sulmuesi brazilian me ardhjen e Grizman do të dalë totalisht jashtë loje. Everton dhe Arsenal interesohen për shërbimet e 23-vjeçarit. Barcelona e mori atë vitin e kaluar nga Bordo për 41 milionë euro, nëpërmjet një operacioni “rrufe”.
Everton ka hedhur hapin e parë drejt sulmuesit. Anglezët kanë nisur drejt Barcelonës një ofertë prej 35 milionë eurosh për të bindur Barçën ta lërë të shkojë drejt “Goodison Parc”. Katalanasit nuk pritet ta pranojnë këtë ofertë të parë, pasi qëllimi i tyrë është nxjerrin gjithë paratë e blerjes së tij.
Nëse përfundon me sukses ky operacion, Malkom do të shtonte edhe më shumë “qarkullimin e aksit” Barcelona-Everton. Kujtojmë se Lukas Dinje, Andre Gomes dhe Jerri Mina janë transferuar më parë nga “Camp Nou” drejt ekipit nga Liverpuli.
Edhe Arsenali po e ndjek me kujdes situatën e Malkom. Londinezët e kërkojnë prej kohësh një futbollist me cilësi të tilla. Uilfred Zaha është objektivi i madh i tyre, por mundësia e tij për të ardhur në “Emirates Stadium” a vjen e po zbehet. Braziliani do ishte alternativa perfekte.