Mërgim Mavraj u transferua pak ditë më parë tek ekipi i Arisit të Selanikut. Mbrojtësi kuqezi ishte pa ekip prej shumë kohës dhe normalisht që i duhet pak kohë që të arrijë formën optimale, edhe pse në mënyrë individuale ka punuar në mënyrë intensive.
Gjithsesi, në ndeshjen e sotme mes Arisit dhe Levadiakos nuk ishte grumbulluar fare nga trajneri. Për 90 minuta ishte në fushën e lojës mesfushori Migjen Basha, i cili duket se ka fituar vendin e titullarit në skuadrën helene.
Aris arrit që të merrte një fitore shumë të rëndësishme 2-0, duke regjistruar kështu fitoren e tretë këtë edicion në po kaq ndeshje. Nuk do të jetë e lehtë për Mavrajn që të marrë një vend titullari, duke parë formën e mirë të mbrojtësve që deri më tani nuk kanë lejuar asnjë kundërshtar që të shënojë në portën e tyre.
Gjithsesi, 32-vjeçari shihet një afrim që do ta rrisë shumë cilësinë, konkurrencën dhe me eksperiencën e tij do ta ndihmojë shumë skuadrën. Mavraj e ka ndjekur ndeshjen nga shkallët e stadiumit.