Nuk është në planet e Kontes, braziliani drejt milionave kineze

Me ardhjen e tij Antonio Konte i ka idetë e qarta. Ka piketuar lojtarët që mund ta ndihmojnë Interin të evolojë dhe të tjerë që duhet të largohen. Sipas teknikut, Miranda duhet të kërkojë për një skuadër të re ose të zgjedhë stolin e rezervave.

Mediet italiane raportojnë se mbrojtësi është në bisedime me klubin kinez të Jiangsu Suning. Marrëveshja nuk është arritur akoma dhe po diskutohen termat financiare të kontratës.

Për 34-vjeçarin ka interes të shtuar edhe nga Monako. Zhardim e pëlqen shumë sigurinë e brazilianit. Edhe Lioni i kërkon shërbimet e tij. Ndërkohë, Interi ka në plan të shesë edhe Zhoao Mario dhe Dalbert.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *