Milot Rashica është kthyer në harkun e pak muajve në një prej lojtarëve më të mirë të Bundesligës. Futbollisti nga Vushtrria ka shtangur të gjithë me golat dhe asistet e kryer gjatë 2019-ës.
Mirëpo, s’duhet harruar që fillimi i sezonit për Rashicën ishte tepër i vështirë, madje në disa ndeshje sulmuesi shqiptar u la jashtë grumbullimit nga trajneri Florian Kohfeldt, ndërsa në takime tjera qëndronte shpesh në stol i përgjatë të gjithë ndeshjes.
Numri një i stolit të Verderit është rikthyer të flasë për atë periudhë dhe ka shpjeguar se midis tij dhe Rashicës nuk kishte asnjë problem dhe mosaktivizimi lidhej me një aspekt të dobët të lojës së tij: Detyrat mbrojtëse. “Ai kishte një sjellje të shkëlqyer. Nuk e grumbulloja pasi Miloti thjesht nuk dinte të mbronte”, tha Kohfeldt.