Notat, vetëm Berisha shpëton

Hiq Berishën e tek-tuk ndonjë tjetër, Shqipëria në Spanjë ishte dobët, shumë dobët. Nuk mjafton loja pas 3-0, kur Spanja e uli ritmin. “Tuttomercatoweb” i bie shkurt, vlerëson vetëm portierin kuqezi në vlerësimet e saj pas ndeshjes.

Berisha 6 – Nëse nuk humbasim me më shumë gola diferencë, meritë ka Berisha

Hysaj 5 – Gabime dhe vuajtje, në një skemë që nuk i përshtatet. Nuk është faji i tij, gjithsesi.

Veseli 5 – Nuk ka asnjë shans ndaj Spanjës, përmirësohet vetëm kur ulet ritmi.

Ajeti 5 – E masakron Rodrigo, përmirësohet në pjesën e dytë, kur anija ishte mbytur.

Memolla 5 – Odriozola e shkatërroi. Agolli 5.5 (u fut në minutën 46’) – Nuk vuajti shumë, por Spanja e kishte ulur ndjeshëm ritmin.

Kaçe 5 – Ndeshje e dobët dhe nervoze.

Memushaj 5 – Nuk bën dot asgjë, pavarësisht nga lëvizja pa fund.

Grezda 5.5 – Dha shkëndijën e parë të Shqipërisë, u mundua shumë, por e humbi durimin në fillim të pjesës së dytë Latifi 6 – Lëviz gjërat në sulm, i shkon pranë golit. Të paktën u mundua përpara.

Xhaka 5 – Vuan shumë për të gjetur vendin e vet dhe nuk bën asgjë, as në mbrojtje e as në fazën sulmuese.

Llullaku 5.5 – Godet shtyllën dhe mund të rihapte ndeshjen. I pafat aty, por asgjë tjetër.

Balliu 5 –Nisje sprint, por u shua shpejt. Flakë kashte. Sadiku 6 (u fut në minutën 46’)- Një shtyllë dhe shumë lëvizje, shenjë karakteri e Shqipërisë, por edhe fat i keq për sulmuesin.

2 thoughts on “Notat, vetëm Berisha shpëton

Leave a Reply to Alban Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *