Dinamo mposht Vllazninë në “Loro Boriçi”, blutë kualifikohen në finale të Kupës së Shqipërisë

Egnatia dhe Dinamoja do të përballen sërish me njëra-tjetrën në finalen e Kupës së Shqipërisë. Blutë kanë mposhtur sot Vllazninë në “Loro Boriç”, nga ku kanë firmosur edhe kualifikimin për në finale. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin minimal 0-1.

Goli u shënua në minutën e 76 të takimit pas një kundërsulmi të Dinamos. Pasi shmangu edhe portierin, Bregu e dërgoi me sukses topin në rrjetë dhe i dha fitoren “nëndetëses blu”. Kampionët në fuqi të Kupës së Shqipëri do të kenë kështu mundësinë të mbrojnë trofeun, ndërsa edhe këtë vit ekipi që i sfidon është Egnatia./Sport Ekspres/