Lufta midis Barcelonës dhe PSG-së vazhdon në çdo front, madje edhe te lojtarët e rinj. Pagimi i klauzolës së Nejmar nga kampionët e Francës para dy vitesh solli acarimin e klubit katalanas dhe raportet pozitive nuk ishin më të tilla, përkundrazi.
PSG ka “rrëmbyer” talentin Ksavi Simons nga Barça. Vetëm 16 vjeç, holandez, mesfushor organizator dhe super i talentuar. Djaloshi me flokë si David Luiz ka rreth 2 milionë ndjekës dhe firmosi kontratën e parë në karrierë.
Nuk e bëri tek ekipi spanjoll, aty ku është pjesë prej 9 vitesh, por zgjodhi të transferohej te PSG me ndihmën e Mino Raiolas, agjentit të tij. Ai firmosi një kontratë 3-vjeçare. Francezët afruan më shumë para, ndërsa Ksavi, i cili e ka marrë këtë emër prej mesfushorit legjendar spanjoll, zgjodhi të shkruante këto rreshta ndarje.
“Sot është një ditë e komplikuar për mua, sepse askujt nuk i pëlqen të ndahet. Aq më pak kur duhet t’i thuash lamtumirë shtëpisë tënde, familjes tënde dhe jetës më të cilën je mësuar. Nuk do e harroj kurrë momentin kur vesha bluzën e Barcelonës për herë të parë: ishte realizimi i një ëndrre”, shkruan adoleshenti në rrjetet sociale.
Dy klubet e njohura garuan për shërbimet e anglezo-irlandezit Louie Berri, sulmuesit 16-vjeçar. Në këtë rast triumfuan katalanasit, ndërsa PSG “mori hak” dhe firmosi me Simons, i cili cilësohet si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit europian.
9 anni nella cantera del #Barcellona, adesso il passaggio al #PSG???
La storia di #XaviSimons, il classe 2003 assistito da #Raiola che ha infuocato il #calciomercato ? https://t.co/HEHnDdYmz6
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 25, 2019