Një vit jashtë merkatos, Totenhemin e “zgjon” një portugez

Totenhem doli përtej çdo parashikimi, kur në merkaton e verës që lamë pas, nuk shpenzoi qoftë dhe një “kacidhe”. Lojtari i fundit që u është bashkuar londinezëve është Lukas Moura, i blerë nga PSG më datë 31 janar të këtij viti 

Kjo strategji e pazakontë nuk ka se si të vazhdoj edhe në merkaton e janarit. Gara për një vend në katërshen e parë është më e fortë se kurrë dhe për këtë duhen përforcime cilësore. Sipas së përditshmes britanike “The Telegraph”, objektivi i Totenhemit është mesfushori portugez Andre Gomesh.

25-vjeçari ka luajtur këtë sezon me skuadrën e Evertonit, ku ndodhet i huazuar nga Barcelona. Paraqitjet e mira me skuadrën nga qyteti i Liverpulit kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit Poçetino, i cili i ka kërkuar admistratorit të klubit të veprojë sa më shpejt.

Tek Evertoni i kanë duart e lidhura, pasi sipas medieve angleze, në kontratën e huazimit të lojtarit ka një klauzolë që lejon prishjen e njëanshme të marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *