Vëmendja më e madhe për javën e 15-të do të jetë në derbin e kryeqytetit. Partizani dhe Tirana do të luajnë të premten në orën 18:00, në një takim që pritet me shumë interes nga opinioni publik.
Si gjithnjë, diskutimet për ndeshjen më të madhe të kryeqyteti nisin disa ditë para. Një prej çështjeve më të nxehta, që kur derbi është luajtur në “Selman Stërmasi” ka qenë ndarja e sektorëve, pasi të dyja tifozeritë kanë zonat “e shenjta” të cilat nuk duna që edhe për një ndeshje, aq më tepër në derbi, të preket nga tifozeria kundërshtare.
“Blinibileta.com” ka publikuar sot dhe ndarjen e sektorëve. Kështu, sektorit D2 do të jetë i mbyllur, për shkak se dihet që është zona e tifogrupit bardheblu “Fanatics”. mbështetësit e 24-herë kampionëve do të pozicionohen në sektorin H, ku është vendosur gjithnjë tifozeria e Partizanit në ndeshjet si udhëtuese. Edhe tribuna A do të jetë e Tiranës, ndërsa sektorët e tjerë të stadiumit do i takojnë ekipit të Partizanit, që në këtë sfidë konsiderohet ekipi pritë.
“KF Partizani – KF Tirana do të luhet ditën e Premte date 30 Nëntor në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Skuadra e Partizanit do të ketë në dispozicionin tribunat B, C, G1, F, dhe G ndërsa tifozeria e Tiranës tribunat A dhe H. Sektori D2 do është i mbyllur sipas marrëveshjes së klubeve. Biletat pritet të dalin në shitje nga dita e Martë pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në pikat e dyqaneve Joma dhe Macron, sponsorat teknik të të dy skuadrave”.