Trajneri i Totenhemit Mauricio Poçetino ka përjetuar një ditë te veçantë teksa ka qenë prezent në nënshkrimin e kontratës së parë profesioniste të një prej talenteve të akademisë së londinezëve. Mirëpo nuk kemi të bëjmë me një lojtar çfarëdo…
18-vjeçari që hodhi të zezën mbi të bardhë është pikërisht djali i trajnerit e argjentinas. Futbollisti më i ri i Totenhemit ndan të njëjtin emër me babanë e tij, por në stilin e lojës nuk kanë shumë ngjashmëri midis tyre, pasi Poçetino ka qenë një mbrojtës i hekurt, ndërsa i biri aktivizohet si sulmues krahu.
? @Lilywhite_Rose exclusive – The Poch pose. Mauricio watching over his son Maurizio signing his first professional contract with the club. What a photo #COYS pic.twitter.com/AsbN0RZZ1e
— Lilywhite Rose (@Lilywhite_Rose) July 15, 2019
Mauricio Xhunior ka qenë prej tri vitesh pjesë e akademisë së Totenhemit, ku ka luajtur pwr skuadrwn U19 dhe U23.