Një tjetër legjendë i jep lamtumirën kombëtares spanjolle

0

Vazhdon revolucioni në kombëtaren spanjolle. Pas dorëheqjeve të Andres Iniestës dhe Zherard Pikesë, një tjetër lojtar që ka shkruar historinë e futbollit iberik ka deklaruar dorëheqjen nga përfaqësuesja “Roja La”. Bëhet fjalë për futbollistin e Mançester Sitit, David Silva.

Mesfushori 32-vjeçar ka deklaruar me anë të një letre të hapur se ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja e vendit të tij. Silva theksoi se ishte një ndër vendimet më të vështira të jetës së tij dhe se do ishte përherë mirënjohës kombëtares për trofetë që ka fituar me të.

Fantazisti nga ishulli i Las Palmasit luante prej 12 vitesh me ekipin, ku kishte grumbulluar 125 dhe ka shënuar 35 gola. Vetëm Vija, Raul dhe Fernando Torres kanë shënuar më shumë se ai. Një ndër faktorët që mund të ketë ndikuar në vendimin e Silvës është dhe lindja problematike e djalit të tij që luftoi për muaj të tërë me jetën, pas një lindje të parakohshme.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.