Një supergol për humbjen e parë të Vllaznisë: Festojnë Iliria dhe Tomori

Vllaznia ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon në kategorinë e parë, duke u mposhtur përballë Ilirisë. Ekipi nga Fushë Kruja ka arritur një fitore me rezultatin 1-0, me golin e Imer Zunës, ose më saktë supergolin e Zunës.

Iliria duke festuar golin e Zunës

23-vjeçari shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 58, duke i dhuruar tre pikë të arta ekipit të tij. Pavarësisht humbjes, Vllaznia vazhdon të kryesojë grupin A të kategorisë së parë me 22 pikë, ndjekur nga Erzeni me 18 pikë dhe Dinamo 17. Nga ana tjetër, kjo fitore e ngjit Ilirinë në vendin e tetë me 9 pikë të grumbulluara.

Një ndeshje tjetër është zhvilluar gjatë ditës së sotme në grupin B. Elbasani dhe Tomori u përballen mes tyre, por miqtë fituan me rezultatin 0-2. Të dy golat e beratasve u shënuan në pjesën e dytë me Geraldo Sharavollin, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 59, ndërsa boshnjaku Mujkiç shënoi golin e dytë në minutën e fundit, duke vulosur fitoren e Tomorit.

Elbasani vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me vetëm 1 pikë, ndërsa Tomori i Beratit ngjitet në vendin e gjashtë me 13 pikë.

Iliria – Vllaznia 1-0
(Zuna 58’)

Elbasani – Tomori 0-2
(Sharavolli 59’, Mujkiç 90’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online