Ka përfunduar shumë shpejt dhe pa lavdi aventura e mesfushorit Sebastian Rudi.
Bajerni i Mynihut ka arritur marrëveshjen me Shalken dhe futbollisti i kombëtares gjermane po kryen vizitat mjekësore në Gelsenkirshen.
28-vjeçari u transferua vjet nga Hofenhajmi te Bajerni, që e mori falas, por rendimenti i tij nuk ishte në nivelin e duhur, edhe pse luajti një numër të madh ndeshjesh në të gjitha kompeticionet.
Rudi ishte pjesë e Gjermanisë në Kupën e Botës, duke luajtur kundër Suedisë.