Një mesfushor më pak, largimi i radhës nga Kukësi

0

Kukësi ka bërë shumë afrime këtë verë, por edhe largimet nuk kanë qenë të pakta. I fundit që e ka mbyllur me verilindorët është mesfushori Lavdrim Ebipi. “SportEkspres.com” mëson se 23-vjeçari do ta vijojë karrierën gjetkë, pasi edhe në klubin e Kukësit nuk e kanë në plane.

Duke parë që hapësirat për të do të ishin të pakta, më e mira ka qenë shtrëngimi i duarve dhe largimi. Ebipi u afrua vjet në janar dhe me Kukësin u aktivizua në 8 ndeshje nga ish-trajneri Peter Pakult. Dy prej tyre ai i nisi si titullar, ndërkohë që arrit të shënonte edhe një gol.

Madje ai gol kishte vlerën e tre pikëve, pasi në minutën e 87-të realizoi në portën e Flamurtarit në Vlorë. Guri më parë dhe Ebipi përmbysën avantazhin e vlonjatëve, që kishin shkuar te goli përmes Kamara.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.