Një minutë heshtje dhe shirita të zinj për Sala, befasojnë dy klube!

Gjatë ditës së djeshme FA Cup zhvilloi fazën e 1/16 dhe Federata angleze u kërkoi të gjithë klubeve pjesëmarrës të mbanin një shirit të zi në krah në nderim të Emiliano Salës. Diku ai është kujtuar me një minutë heshtje dhe diku tjetër me shiritë të zinj në krahët e lojtarëve.

Blerja e re e Kardif Sitit nuk arriti të debutojë me ekipin e ri dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Avioni që po e rikthente në ishull pas takimit të fundit me shokët e Nantes nuk mbërriti kurrë në destinacion dhe nuk ka asnjë gjurmë për të. Policia e Guernseyt u dorëzua pas tre ditë kërkimesh, ndërsa familja e tij bën apel për të rinisur kërkimet.

Dhimbjes dhe vuajtjeve të familjes i janë përgjigjur shumë njerëz dhe në internet kanë nisur organizmin për të mbledhur shumën e 300 mijë eurove. Një gjë e tillë ka ndodhur shumë shpejt dhe paratë janë siguruar.

E veçanta ka ndodhur në ndeshje Miluoll-Everton. Siç raporton “The Mirror”, të dy klubet nuk kanë zbatuar urdhrin për të zbritur në fushë me shirita të zinj. Shkaku? Drejtuesit e klubeve nuk e quajnë të vdekur zyrtarisht sulmuesin dhe besojnë akoma se ai mund të jetë diku duke pritur ndihmë.

Më të vështirë se të gjithë do e ketë Kardifi, që do të zbresë në fushë kundër Arsenalit. Ndeshja e kampionatit zhvillohet të martën dhe për ekipin uellsian do të jetë e vështirë dhe një ndeshje ndryshe nga të tjerat.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *