Tifozët të ndarë, Morata: Këtu ka nisur gjithçka, e shkuara nuk ndryshohet

Alvaro Morata është rikthyer në La Ligë dhe kësaj radhe do të mbajë veshur bluzën e Atletikos së Madridit. Sulmuesi spanjoll u largua nga Çelsi dhe tashmë është gati për të nisur aventurën me ekipin e Simeones.

E kaluara me Realin e Madridit ka ndarë në gjysmë tifozët “colchoneros”. Ka nga ata që janë kundër Moratës, ndërsa të tjerë janë gëzuar për ardhjen e tij. Sulmuesi u aktivizua për tre sezone me Real Madrid B, ndërsa më pas pati dy eksperienca me ekipin e parë.

Por, 26-vjeçari e ka nisur futbollin me Atletikon. Ai u aktivizua për dy sezone me ekipet e moshave të Atletikos në vitet 2005-2007, përpara se të kalonte te Getafe, Reali, Juventusi, përsëri Reali, Çelsi dhe tashmë Atletiko.

Lojtari është i lumtur për aventurën e re, ndërsa nuk mërzitet nga komentet e tifozëve. Ai e di mirë të kalurën e tij dhe është krenar për këtë fakt. Tashmë i mbetet të flasë në fushë dhe t’i mbyllë gojën kritikëve me golat e shënuar.

Ata që më kanë qëndruar gjithmonë pranë e dinë se çfarë ndjej sot dhe çfarë kam kaluar në ditët e fundit. Është normale që njerëzit të mendojnë çfarë të duan, ndërsa unë e di se çfarë mund të bëj. E kam nisur futbollin duke luajtur me Atletikon. Njerëzit që e dinë se nga kam ardhur dhe ata që e njohin historinë time, e dinë mirë se çfarë do të thotë ky rikthim për mua. E kaluara mbetet e kaluar, por unë jam krenar për të”, thekson Alvaro Morata.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online