Sergio Ramos ishte protagonist në derbin e madh të Madridit, duke shënuar një gol, ndërkohë që më vonë ndezi polemikat me një veprim në rrjetet sociale. Kapiteni i Real Madridit vendosi “like” te një foto e modifikuar ku shfaqej Ramos duke i dhënë për të pirë një foshnje ku ishte vendosur stema e Atletiko Madridit.
Natyrisht, një veprim që ka acaruar tej mase tifozët e Atletikos, aq më shumë që ndeshja u karakterizua nga vendime shumë të çuditshme të arbitrit dhe të teknologjisë VAR, ku duket qartë se sistemi është sërish difektoz, sepse goli i anuluar Moratas ishte i rregullt, ndërsa penalltia për Realin ishte faull i nisur jashtë zone.