Ceka nis periudhën e riaftësimit, situata me të dëmtuarit te Laçi

Laçi përgatitet për ndeshjen e radhës me Skënderbeun dhe për trajnerin Besnik Prenga është rikthyer edhe mesfushori Regi Lushkja. Kavajasi mungoi kundër Luftëtarit për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Por sërish bardhezinjtë nuk do të jenë të plotë, pasi sulmuesi anësor Elvi Berisha sërish nuk do të jetë i gatshëm. I dëmtuar para takimit me gjirokastritët, i riu vijon ende periudhën e riaftësimit dhe javën e ardhme me shumë mundësi do të bashkohet me grupin.

Ndërkohë ka lajme edhe nga mbrojtësi Irlan Ceka. Mbrojtësi i majtë, i afruar në merkaton e janarit, pësoi një dëmtim në gju gjatë fazës përgatitore. Tanimë ai po punon me fizioterapistin e ekipit, Dario Zërniç. Mbetet për t’u parë se kur do të rikthehet.

Sikurse dihet, për disa muaj mungon edhe i riu Erisildo Smaçi, i cili ka kryer një ndërhyrje në gju. Gjithashtu edhe Ivan Galiç akoma nuk është gati për lojë, edhe pse ka pak kohë që është bashkuar me grupin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online